Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën kur FSK-ja fillon misionin paqeruajtës, tha se kjo ditë është ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë,
Tutje ka shkruar Haradinaj në Facebook se FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.
FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut.
Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO.
Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!