Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas ofertës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.
Përmes një reagimi, thuhet se kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla për këtë çështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë në Kukës, por, për fat të keq, siç thonë ata, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, deri më tani është duke e neglizhuar ofertën,.
“Apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar,në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.