Lajm i zi për futbollin anglez dhe atë botëror. Ditën e djeshme, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Roger Hunt.
Ai mbahet mend si pjesë e ekipit që u shpall fituese e Kupës së Botës më 1966 si dhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Liverpoolit.
Mësohet se ish-sulmuesi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
Hunt ishte figura qendrore e Anglisë së Sir Alf Ramsey-t në suksesin e vetëm të “Tre Luanëve” në Botëror, duke luajtur në sulm së bashku me Sir Geoff Hurst. Ai u aktivizua në të gjashta ndeshjet për Anglinë në këtë turne dhe shënoi tre gola.
Vdekja e tij lë vetëm tre anëtarë të mbijetuar të ekipit anglez që triumfuan në finalen e Kupës së Botës ’66: Bobby Charlton, Geoff Hurst dhe George Cohen.
Hunt, i lindur në Glazebury, në Lancashire, në vitin 1938, shënoi 285 gola në 492 ndeshje për Liverpoolin, që nga debutimi i tij me “The Reds” në shtator 1959.
Në skenën ndërkombëtare, Hunt luajti 34 herë për Anglinë dhe shënoi 18 gola.