Bota e futbollit është tronditur, pasi Vinicius Junior nuk do ta fitoj Topin e Artë ashtu siç pritej dhe siç ishte raportuar në mediat më të mëdha botërore.
Sulmuesi brazilian ka qenë favoriti kryesor, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Topi i Artë nuk do të shkoj te Real Madridi.
Fituesi i vitit 2024 pritet të jetë mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri që ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.
Kësisoj në Paris përveç Vinit, nuk do të udhëtojnë as futbollistët e tjerë të Realit përfshirë edhe trajnerin Carlo Ancelotti dhe presidentin Florentino Perez.