Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi beson se “miqtë tanë nuk do të na vënë në pozitë për të zgjedhur”, i pyetur se çfarë rëndësie kanë për Maqedoninë dallimet në mes të administratës së re amerikane dhe Evropës për tema të rëndësishme dhe çështje vlerash që kemi parë ditët e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me shkathtësi dhe inteligjencë, në vitet 1990, ne përcaktuam qartë dhe saktë se cili ishte qëllimi ynë dhe ku ishin objektivat tona strategjike, dhe se rruga jonë drejt zhvillimit të vendit dhe përfshirjes në marrëdhëniet ndërkombëtare do të bëhej përmes Brukselit dhe Uashingtonit, ai bosht euroatlantik midis BE-së dhe NATO-s i përfaqësuar, i personifikuar përmes Uashingtonit dhe Brukselit.
Duke iu përgjigjur pyetjes se qasja “Amerika e para” është në fakt një politikë izolacioniste, Gashi thotë se është slogan parazgjedhor, por jo ndryshim rrënjësor i politikës së jashtme.


























