Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2, shkruan Kosova Post.
Në njëkonferencë për media ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi.
Ahmeti njoftoi se pas një pune më shumë se 6 muaj ku kemi thënë se komuna e Prishtinës do ti bëjë disa hulumtime lidhur me Covidin kemi dalë në përfundim se 47% e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Nga ky hulumtim na del se më shumë se gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar covidin”, tha Ahmeti.
Ahmeti tutje shtoi se si për të gjitha vendet e botës edhe tek ne është e domosdoshme të kryhet vaksinimi.
“Sa i përket punëtorëve shëndetësorë na kanë dalë se 17 përqind janë me test serologjik pozitiv. Kjo është vetëm një informatë bazë sepse këtu tregohet edhe emri, mbiemri, gjinia si dhe çfarë kanë bërë gjatë kohës kur kanë qenë me virus çdo qytetarë”, tha tutje ai.