Gazetari i njohur rus Alexander Nevzorov u dënua në mungesë nga një gjykatë në Moskë sot me tetë vite burg pasi u shpall fajtor për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth ushtrisë ruse, sipas një njoftimi të mediave shtetërore.
Autoritetet ruse vitin e kaluar filluan të hetojnë Nevzorovin mbi postimet në mediat sociale në të cilat ai akuzonte ushtrinë ruse për bombardimin e qëllimshëm të një materniteti në qytetin ukrainas të Mariupol, një pretendim i mohuar nga Moska.
Gruaja e Nevzorov kishte shkruar në mars në Instagram se ajo dhe burri i saj ndodheshin në Izrael. Sipas informacioneve, Kievi i kishte dhënë Nevzorov shtetësinë ukrainase nga viti 2022.