Gazetari serb nga Kosova është treguar i ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur “m** të madh me lula”.
Shpërthimi i Kërstiqit në Politiko erdhi pas deklaratës së tij se derisa Vuçiqi të jetë në pushtet, serbët e veriut do të jenë viktima të politikës së tij monstuoze, transmeton Gazeta10.
“Tash ai që e ka atë psiko-terapinë, më duket se nuk është duke i pirë barnat me kohë.”, vazhdoi gazetari serb.
Për këtë miting ai thotë se Vuçiqi i ka obliguar 80% të serbëve të veriut që të marrin pjesë.
“Vuçiqi i ka angazhuar edhe serbët e Dodoikut që të shkojnë në Beograd e të marrin pjesë në protestë. Tash ai po do me i tregu botës që e ka mbështetjen e kinse popullit. 80% e serbëve me buxhetin e Kosovës, janë të obliguar të shkojnë në protestat në Beograd. Ata që i kanë marrë banesat nga Vuçiqi, edhe ata janë të obliguar.”, deklaroi Kërstiq në Politiko./Gazeta10