Gjakmarrja nuk është një fenomen që po shkakton viktima vetëm në Shqipëri, por i ka kaluar kufijtë.

Ngjarja më e fundit që u shënuar për shkak të gjakmarrjes ishte para disa ditësh në Tiranë, ku për krimet e babait të tij, u vra 28-vjeçari Mario Majollari.

Por, vrasja e një 19-vjeçari në Gjermani në vitin 2017, duket se kanë çuar hetueset drejt motiveve të këtij krimi, dhe besohet se është bërë për shkak të gjakmarrjes.

Për këtë krimi, është vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili është arrestuar si autori i vrasjes së 19-vjeçarit.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, i riu shqiptar është dërguar drejt një liqeni në zonën  e quajtur Ulm, ku më pas është goditur me çekiç për vdekje.

Pikënisja e kësaj gjakmarrje ka nisur në malet e Shqipërisë, ku xhaxha i të riut kishte vrarë 17 vite me parë një person.

46-vjeçari nga Shqipëria, por me nënshtetësi gjermane do të përgjigjet para gjykatës për vrasjen e të riut.

Related Posts

You may also like

Beatrix Ramosaj e tmerruar ndaj veprimit të bërë ndaj familjes së saj (Foto)

Një ditë më parë është publikuar lajmi për