Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur mes dy veturave, ku të lënduar janë mbetur gjashtë persona”.
“Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ata kanë pranuar tretman mjekësor në Klinikë Emergjente në Spitalin Rajonal të Pejës”.
“Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi.