Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, pronari i fabrikës në fjalë ka njoftuar policinë e Kosovës, se viktimën e kishte gjetur në një barakë.
“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ,,Fatmir Commerc’’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurimin në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar patrulla policore nga Stacioni Policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonal.
Po ashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit.
Më urdhëresë të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML-e për obduksion”, ka njoftuar Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës.