Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Bajnë të Istogut.
Sipas raportit të policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Banjë, Istog 14.01.2023 – 07:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.