Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Kervasari në Malishevë.
Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Fsh. Kervasari, Malishevë 06.02.2023 – 09:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.