Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.