Një grua 56 vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në mëngjes rreth orës 07:30 në liqenin akumulues në Mitrovicë.
Sipas tij me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/


























