Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

    Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

    Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

    Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

    Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

    Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

    Tërnava kërkon verifikim institucional të dokumentit “Top Secret”

    Tërnava kërkon verifikim institucional të dokumentit “Top Secret”

    Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

    Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

    Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri

    Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri

    Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro

    Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Bie çmimi i naftës

    Sot mbahet provimi i Maturës

    Sot mbahet provimi i Maturës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

29 Gusht 2026, 13:12
në Lajme
Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta, bojkot dhe greva po paralajmëron kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nëse vazhdon bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Gjini, në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, ka thënë se situata institucionale në vend mund të përshkallëzohet, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që reagimet politike të marrin forma të ndryshme.

Ai ka theksuar se ende nuk mund të përcaktojë se cilat do të jenë veprimet konkrete, pasi për këtë, sipas tij, nevojiten koordinim dhe konsultime me akterët politikë e shoqërorë.

Gjini ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në vazhdimësi kanë shkelur normat kushtetuese dhe ligjore për sa i përket afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, situata aktuale rrezikon të krijojë një precedent ku mosrespektimi i rregullave kushtetuese bëhet pjesë e funksionimit të zakonshëm politik.

“A do të ketë intensifikim të veprimeve? Unë po besoj që po, për shkak se. Nuk mundem me e ditur tash, për shkak se duhet me pas koordinim, duhet me pas konsultime me të gjithë njerëzit. Por për me e thënë të fundit të parën. Me të vërtetë Kosova po hyn në një terren prej të cilit nuk e di se cilat kanë me qenë metodat me dalë. Domethënë, Kosova është veç tash jashtë çdo norme kushtetuese, ndërsa shumë shpejt ka me qenë komplet në pikën nemo të kushtetutshmërisë… 08:51 Tash po bëhen disa vite që ne e shohim pastër që Vetëvendosja edhe kryetari i Vetëvendosjes, nuk hezitojnë fare me e shkel normën kushtetuese, normën ligjore, nuk hezitojnë fare me dalë jashtë të gjithë asaj që në botën e civilizuar quhet kontratë. Kontratë, pajtim i shoqërisë se qysh me u sjellë…Manifestimet munden me qenë të natyrave të ndryshme. Munden me pasur protesta, mundet me pasur bojkote, mundet me pasur greva, po gjithmonë diçka ndodh. Kur njerëzit e shohin që rruga të cilën e kanë marrë njerëzit të cilët marrin vendime në emër të tyre është rruga e cila po e çon Kosovën drejt shkatërrimit”, thekson Gjini.

Paralajmërimi i Gjinit vjen në kohën kur Kuvendi vazhdon të përballet me pamundësi për t’u konstituuar, pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit.

Për këtë çështje, Kurti u takua ditë më parë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku, mes tjerash, në këtë takim janë përmendur edhe emra konkretë për president konsensual.

E Gjini kritikoi mënyrën sesi po zhvillohen diskutimet, duke thënë se aktualisht ky proces po e dëmton rëndësinë e pozitës së presidentit.

Sipas tij, në bisedimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së po krijohet përshtypja sikur kandidatët për president po përzgjidhen përmes një procesi intervistimi.

Ai ka nënvizuar se, pavarësisht emrit që dakordohen LVV dhe LDK, ata nuk do të përfshihen në zgjedhjen e presidentit pa pasur garanca të forta për zbatimin e gjashtë kërkesave të tyre, përfshirë gazin amerikan.

“Nuk ka kurrgjë të keqe nëse partitë politike takohen. Nëse kanë një qëllim ose diçka të ngjashme, edhe unë nuk e gjykoj Lidhjen Demokratike të Kosovës pse po takohet. Por këtu duhet me e parë këtë proces edhe prej një këndi tjetër… Në Kosovë është sjellë situata asisoj, saqë me t’u krijuar përshtypja që Albin Kurti edhe Lumir Abdixhiku, kanë me i marrë në intervistë nja katër-pesë njerëz edhe me thënë, hajde cilin po e bëjmë president. Është degradim total i vetë pozitës së presidentit. Edhe prapë, këto janë reflektime të cilat, edhe pse dikush mundet mos me mbërri me i shpjeguar, vetë qytetarët nuk kanë më respekt për zyrën e presidentit… Jo, nuk kemi pse me u përfshi ne, nëse kanë dakordim janë OK. Ne mundemi me u përfshi vetëm nëse qeveria ka me i thënë që po e kemi me i kry gjashtë pika, ka me ia dërguar një letër ambasadës amerikane që e pranon LNG-në, ka me u zotuar që ka me e ndërtuar termocentralin edhe me e buxhetuar”, thekson ai.

Duke folur për propozimin e Faton Bislimit për president, Gjini ka vlerësuar rolin e ambasadorit Ëilliam Ëalker dhe ish-kongresistit Joe DioGuardi, duke i cilësuar të dy si figura shumë të respektuara dhe me kontribut të rëndësishëm për Kosovën.

Megjithatë, ai shtoi se nuk varet asgjë nga Aleanca, duke i vlerësuar letrat si pjesë të aktiviteteve lobuese të vetë Bislimit.

“Fillimisht duhet me thënë që të dy, edhe ambasadori Ëalker edhe ish-kongresisti DioGuardi janë persona shumë të respektuar. Edhe prej anës sime, edhe prej anës së Aleancës, por edhe në Kosovë. Domethënë e kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm, për të cilin nuk besoj që ka nevojë as me e elaboruar. Edhe Faton Bislimi është një person i vlefshëm i njohur, po problemi është. Letrat që kanë ardhë nuk kërkojnë përgjigje, ato kanë ardhë letra lobuese, çfarë bëhen edhe në Amerikë. Domethënë, persona të caktuar lobojnë për një person, edhe unë nuk i kam parë si letra të cilat kanë nevojë për përgjigje, mirëpo i kam marrë si letra lobimi. Problemi im është saktë në atë që e thashë më përpara. Nuk merren kandidatët për president në intervistë, o njerëz, nuk bëhet kështu kjo punë. Domethënë ata kanë të drejtë plotësisht, se është edhe kultura amerikane që është ndoshta më e mira në botë me lobuar, po nuk jam unë ai që vendos”, deklaroi ai.

Sipas Gjinit, me zvarritjen e formimit të institucioneve të reja, lideri i LVV-së, Albin Kurti, po dëshiron zgjedhje të reja.

“Ajo logjikë është shumë e thjeshtë: me i akuzuar të tjerët pse po shkojmë në zgjedhje, për shkak se edhe është krijuar një farë ndjenje në Kosovë, që gjëja më e keqe që mundet me i ndodhur Kosovës është me shkuar në zgjedhje. Është joracionale. Mirëpo kjo është ndjenja që është krijuar. Gjëja më e keqe që mundet me i ndodhur Kosovës është me i pasur këto qeveri të poshtërta. Jo me shkuar në zgjedhje. Edhe njëzet herë me shkuar në zgjedhje, nuk është gjëja më e keqja me shkuar në zgjedhje, se kanë me dalë me votuar një ditë edhe aq është. Mirëpo nuk është mirë me u përsëritur zgjedhjet kaq shpesh që të jemi korrekt. Edhe për ne, edhe ne mendojmë që nuk është ashtu. Mirëpo këta e kanë sjellë situatën në atë gjendje mentale që gjëja më e keqja çfarë mundet me i ndodhur Kosovës është me shkuar edhe njëherë në zgjedhje. Që është BS (bullshit). Nuk është e vërtetë që është… katastrofa nuk janë zgjedhjet, katastrofa është me e shkelur Kushtetutën në vazhdimësi edhe me dalë jashtë normave kushtetuese totalisht”, tha ai.

Në “Intervistën e javës”, Haradinaj foli edhe për raportin me Ramush Haradinajn dhe pretendimet për ndikimin e tij në drejtimin e Aleancës.

Ai ka pranuar se Haradinaj mbetet një figurë me peshë të madhe politike, duke e cilësuar përvojën dhe potencialin e tij politik si vlera të rëndësishme për Aleancën. Por, sa i përket drejtimit të partisë, Gjini ka qenë i prerë.

“Nuk ka parti në Kosovë, ndoshta as në Ballkan që nuk kishte pasur dëshirë me e pasur Ramush Haradinajn në afër. Për shkak të përvojës, potencës politike e të gjitha ato çka ekzistojnë. Por unë jam kryetar i Aleancës. Tani e di që ka njerëz të cilët janë duke e parë pak a shumë me skepsë energjinë në Aleancë, insistimin, politikat të cilat i kemi zhvilluar po edhe rritjen, janë duke e parë. Edhe detyrimisht që dikush duhet me e çpik diçka, me thënë diçka që diçka nuk është në rregull. Por e vërteta e plotë është e shumë e pastër, unë jam kryetar i Aleancës, e udhëheq Aleancën. Ramush Haradinaj është kryetar nderi i Aleancës. Edhe unë prapë po ju them, domethënë Ramushi nuk heziton fare me u kyç nëse e kërkojmë, ai nuk heq dorë prej mendimit të tij politik edhe s’duhet me heq dorë. Mirëpo Aleancën e udhëheq unë”, përfundoi kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

1 orë më parë
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

2 orë më parë
Tërnava kërkon verifikim institucional të dokumentit “Top Secret”

Tërnava kërkon verifikim institucional të dokumentit “Top Secret”

3 orë më parë
Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH