Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar sot “të pafajshme” Sanije Rexhën Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton Kosova Post.
E pyetur për këtë vendim,
‘Udhëheqësja e DIFDL’ Sanije Rexha u shpreh për Kosova Post se:
“Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Është forca e drejtësisë që truimfon mbi forcën e “dashakeqësve” dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene”, deklaroi Rexha.
Më tej ajo thotë se puna e saj dhe e institucionit që ka drejtuar do të vazhdojë vetëm në shërbim të ligjit dhe publikut.
“Gjithsesi puna ime dhe e institucionit që unë kam drejtuar do të vazhdojë vetëm në shërbim të ligjit dhe etikës”, ka përfunduar Rexha./KosovaPost/.