Gjykata speciale dhe konsekuencat 

Gjykata speciale dhe konsekuencat 

Shkruan, Bahri M. Gashi

Ngritja e akuzave të “shpejta”, plotësisht të fabrikuara nga Serbia, që pritet të ndodhin nga Gjykata Speciale, implokojnë pasoja të pariparueshme dhe cënojnë rëndë argumentin e popujve për liri, rasti ynë Kosova.

1. Spektaklet që pritet të ndodhin me rastin e arrestimeve të disa dhjetërve të të “akuzuarve” në mesin e tyre dhe figura të rëndësishme të UÇK-së, me peshë në jetën publike e institucionale, është i papranueshëm, krejtësisht anormale, paasnjë bazë faktike, iracionalitet drejtësie, se gjoja, disa pjestarë të UÇK-së kanë pasur kamp-burgje ku janë torturuar, vrarë e rrëmbyer civilë, transplante organesh si në filmat fantastiko-shkencor të autorëve më të paskrupëllt siq janë K.D. Ponte dhe D.Marty, janë tërësisht të pa kuptuara, alogjike dhe tërësisht propagandistike me të vetmin qëllim njëllosjën, barazvlerësimin e krimeve dhe kriminelëve serb me gjoja “Krimet e supozuara”, që kanë qëllim të vetëm diskreditimin që pas dy dekadash të fyhen vlerat më sublime të popullit liridashës dhe luftës së drejtë të UÇK -së

2. Nisjen e aktakuzave dhe të gjitha veprimet, nga ku u bazua Gjykata Speciale, konsiderohen akuza absurde, të pabazuara në fakte dhe praktika propagandistike e mediatike, që në mënyrë të drejtpërdrejtë vijnë nga qarqe rusoserbe nga Serbia e cila akoma nuk ka hequr dorë nga logjikat e vjetruara të mentalitietit të ekspansionit dhe hegjemonisë, kundrejt popujve që në thelb kanë vlera paqedashëse properëndimore.
Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe po vazhdon të paraqitet edhe tash, por tani me forma dhe implikime nga jashtë Serbisë me insistim të saj.

3. Lufta jonë e UÇK-së, është shumë e vërtetë që kemi qenë të përfshirë në beteja të drejtpërdrejta kundër armikun në tokën tonë dhe jemi krenarë sa herë kemi numëruar plumba mbi kokat e tyre, deri në çlirimin përfundimtar të ndihmuar edhe nga shtetet mike dhe NATO-ja, por asnjëherë nuk i pranojmë këto forma të identifikimit me kriminelët e Milosheviçit që historikisht kanë t’merruar e gjenociduar shqiptarët historikisht, e në veqanti veqanti në luftën e vitit 1998-
1999.

4. Tendencat e tilla ishin edhe nga UNMIK-u, pastaj EULEX, dikur, janë joproduktive edhe sot, ilegjitime dhe tërësisht të pabaza edhe sot nga Gjykata Speciale, që pritet të ndërrmerr aktakuzar e para dhe të fyejnë rëndë, përkatësisht prishin kohezionin e rifillimit të ndjenjës së krijimit të këtij realiteti të ri të fillimit të bashkëjetesës, që tani edhe si i vrarë, e edhe si kriminel na paraqitet i vuajturi, i gjenociduari, i masakruari e jo bartësi i gjithë këtyre veprimeve kriminale që është regjimi me emra e mbiemra, duke filluar prej kryekasapit të Ballkanit Millosheviqi, pra Serbia.

5. Kjo formë e intrigimit dhe montimeve të paskrupullta që kanë lindur nga Karla Delponte nga libri i saj “Gjahu Kriminelët e Luftës dhe unë” dhe për të vazhduar me formalizim me të famshmin raportin e ç’mendur të Dic Marti-t me qëllim të krijimit të një ndjenje të baraspeshimit të krimit dhe kriminelëve me luftën e drejtë të UÇK-së e cila pa dyshim se në arenën ndërkombëtare konsiderohet partner i domosdoshëm për çlirimin përfundimtarë, të etiketohet deri në atë masë sa që edhe bijët e saj, por edhe territoret martire të tentojë ti inkriminojë, janë krejtësisht të montuara, dhe jo reale.

6. Konsekuencat janë të pashmangëshe. Parimi se duhet akceptuar “aktet dhe faktet” është i domosdoshëm, por asnjëherë nuk do të pastrohen supozimet me paragjykime e inskenime, sikundër do të nxiste reagime të shumta, gjithandej ky flitet shqip.

7. Duhet ritheksuar dhe të gjithë atyre që nuk e dinë se shqiptarët në Gadishullin Ballkanik janë popull autokton. Është e faktuar historikisht se në asnjë kohë, lëre që në asnjë formë nuk kanë kryer krime ndaj asnjë populli në ballkan, por asnjë gerëm të vetme nuk mund ta gjeshë me këtë rast, madje madje, asnjëherë nuk kanë qenë shkas i këtyre veprimeve, por për pasojë, fatkeqësisht dhe historikisht krimet janë shkaktur mbi ne, popullin shqiptarë.

8. Andaj edhe pse po përflitet fillimi i aktauzave të para, nuk kanë për ti gjetur as aktet e trilluara e as faktet se UÇK-ja dhe strukturat e saja të kenë qenë të përfshira në këto implikime, që paraqiten të porositura, mirëpaguara, nga regjia e filmave fantastiko-shkencor të fantaizë së autorëve autodidakt K.D.Ponte dhe D.Marty.