Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramoz Agusholli, premton se në mandatin e tij si deputet do të jetë zëri i qytetarëve, në veçanti ai do të jetë zëri i fuqishëm i mërgatës sonë, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Agusholli, se si deputet do të ngre në Kuvend çështjen e votimit të diasporës, mundimi i votimit në konsullatat e Kosovës në vendet ku ata jetojmë, meqë në këto zgjedhje shkruan ai, shumicës së mërgatës iu është mohuar e drejta e votimit.
Andaj për këtë arsye, Agusholli betohet se gjatë mandatit të tij, do të angazhohet personalisht së bashku me subjektin që përfaqëson që çështja e votimit të mërgatës të rregullohet përmes ligjit.
‘ Betohem se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë’, ka shkruar Agusholli në Facebook.
Postimi i plotë i Agushollit:
ME MËRGATËN
Betohem se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.
Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë.
Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.
Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.
Të dashur bashkëatdhetarë, ju falenderoj me zemër!
Ju i prini ndryshimit në Kosovë!
#KrejtdheDrejt 127
Gramosi i Lëvizjes
Voto 109