Mediat lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në qytezën Olot të Gironas në verilindje të Spanjës ka mposhtur virusin Covid-19, me të cilin ajo luftoi për disa javë, transmeton KosovaPost.
Kur kishte qenë fëmijë, ajo kishte mposhtur edhe gripin spanjoll, i cili njihet si pandemia më vdekjeprurëse në botë (1918-1920).
Në 4 mars Branyas hyri në 113 vjeç dhe për 20 vjet ajo jeton në shtëpinë e të moshuarve.
“Kam disa probleme të vogla, nga ato që mund të kenë të gjithë. Falënderoj shumë të gjithë ekipin shëndetësor që më ndihmoi. Stafi i shtëpisë së të moshuarve u kujdes shumë dhe u soll mjaft mirë me mua”,- u shpreh ajo në një prononcim për median spanjolle.
Shoqata me emrin “Grupi Kërkimor i Gerontologjisë” (Gerontology Research Group) pretendon se sipas të dhënave të disponueshme, Branyas është personi më i vjetër në botë që ka mposhtur COVID-19.trt.