Policia e Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet raportit 24 orësh se një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është zhdukur, përcjell KosovaPost.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ka bërë të ditur policia.
E, kjo ka raportuar se bashkëshorti është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njoftimi:
“Vushtrri, 08.01.2022 – 12:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar të hapet rasti i cili vazhdon të hetohet”.