Grupi i Asamblistëve nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, do të mbajë nesër, më 14 gusht, konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të nisë në orën 10:00.
Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë ftuar qytetarët dhe mediat që ta ndjekin konferencën.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat që do të trajtohen gjatë konferencës.


























