Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, theksoi se FA Cup nuk ka qenë objektivi kryesor i ekipit që nga nisja e sezonit, pavarëisht se sipas tij, qytetarët e kanë detyrim fitoren ndaj Crystal Palace në finale.
Guardiola ndihet i zhgënjyer për këtë sezon katastrofik të Manchester Cityt. Qytetarët janë ende në garë për 4-shen më të mirë në Premier League. Ekip i Pep që jemi mësuar ta shohim si pretendet për titullin kampion, ka dështuar këtë sezon.
“Ky është problemi. Kupa FA nuk ka qenë synimi jonë i parë. Asgjë nuk është e mjaftueshme. Sigurisht që e duam. Tani që kemi arritur deri këtu duam ta ngremë trofeun. Jemi të zhgënjyer me performancat tona këtë sezon, por jam pothuajse i sigurt se do të luajmë mirë dhe do të konkurrojmë me ta. Është e rëndësishme.” tha Guardiola. s.n.