Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se ka filluar të bie ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton AA, përcjell Kosova Post.

Në një intervistë për revistën “The Atlantic”, Guterres tha se ka filluar të zbehet forca e SHBA-së në botë.

“Po bie fuqia e butë e SHBA-së”, tha Guterres.

Duke iu referuar “luftës tregtare”, mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Kinës, Guterres tha se SHBA-të sot janë përfshirë në çështje të ndryshme tregtare.

“SHBA sot është angazhuar me tregti dhe çështje të tjera të ndryshme. Shoqëria amerikane, e cila më parë kishte një rol dominues në marrëdhëniet ndërkombëtare, sot nuk ka aq shumë interes”, tha Guterres.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet të “përshtaten” me situatën e re në shkallë globale.

“Bota është mjaft e ndarë. Rendi botëror, i cili pas Luftës së Ftohtë u parapri nga Amerika akoma nuk është definuar, ndërsa shumë forca tashmë janë duke lëvizur drejt rendit sipas të cilit duan të jenë efektive. SHBA dhe bota duhet të mësohen me situatën e re”, tha Guterres.

You may also like

Ja kur mund të lëvizin qytetarët pa viza

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë,