Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

    LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

    Takimi për çështjen e Presidentin ishte paraparë të mbahej sot, opozita i thotë “jo” Haxhiut

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    KEK jep detaje për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut

    Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

    Trump: Nuk kërkojmë zgjatjen e marrëveshjes me Iranin, pretendojmë kontrollin e Hormuzit

    Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

    Dita e 79-të/ Qytetarët nuk tërhiqen, këmbëngulin për dorëheqjen e Ramës

    Kryeministri çek kërkon falje pasi këputi lule në zonë të mbrojtur

    EMV e Maqedonisë së Veriut nënshkruan me KEK kontratë 3 vjeçare për blerjen 3 milionë tonëve qymyr

    Për kërkesat në KQZ, PDK-LDK e konsiderojnë Haxhiun u.d. të Presidentes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kri*minale që ek*zekutoi 3 pjesëtarë të familjes

23 Mars 2025, 23:53
në Lajme, RAJON
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kri*minale që ek*zekutoi 3 pjesëtarë të familjes
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh drejtësia që ishte nën kontrollin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe miqve të tij Fatos Nano, Ilir Metaj e Edi Rama, grumbullonte provat e çdo vrasjeje tropojani, por asnjëherë nuk e thirri Sali Berishën as si të akuzuar.

Me krijimin e SPAK nën patronazhin e ndërkombëtarëve, u hap për herë të parë një dosje ndaj Sali Berishës pas kallëzimit të Aishe Haklajt, shoqëruar me 14 orë deklarime me data, vende, skenarë, kurthe, emra vrasësish e viktimash, bashkëpunëtorësh dhe emër urdhëruesi, financuesi e mbrojtësi, të vrasësve të vëllezërve të saj e të tjerëve.

Hetimet vazhdojnë dhe pozitat e Sali Berishës dhe besnikëve të tij në atë kohë mund të tronditen pasi është depozituar një kallëzim i ri penal nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, ndaj ish-Presidentit dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe disa personave të tjerë. Kallëzimi penal paraqet një sërë provash, dokumentesh dhe materialesh filmike që sipas palës kallëzuese vërtetojnë përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve. Ato lidhen me vrasjen e tre shtetasve të së njëjtës familje: Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj.

12 të kallëzuarit bashkë me Sali Berishën në krye

Të kallëzuarit në SPAK nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj janë: Sali Berisha, Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmata, Zef Lleshi, Agim Vuka, Fufi (Mamuras), Haki Halil Hoxha, Sokol Zmaji Hoxha, Elez Imer Kuliçi, Riza Banush Metalija dhe Hamdi Shaqir Çelaku. Sipas kallëzimit penal që disponon gazeta “SOT”, personat e sipërm akuzohen për vepra penale të rënda si: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. “Organizatë kriminale”, neni 333 i Kodit Penal.  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar penal”, neni 334 i Kodit Penal.

Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i prokurorit”. “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i Kodit Penal. “Përkrahja e autorit të krimit”, neni 302 i Kodit Penal. Referuar fakteve të paraqitura, kallëzuesit argumentojnë se, për motive hakmarrëse politike dhe private, të kallëzuarit janë përgjegjës për vrasjen e tre familjarëve të viktimave: Elez Haklaj, Sokol Haklaj dhe Cen Haklaj. Si rrjedhojë, ata kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të depozituar këtë kallëzim penal dhe kërkojnë ndërhyrjen e organeve kompetente për vënien në vend të drejtësisë.

Çfarë kërkojnë familjarët e viktimave?

Familjarët e viktimave Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj akuzojnë drejtpërdrejtë Sali Berishën si krijuesin e organizatës kriminale që ka bërë ekzekutimin e 3 pjestarve të familjes së tyre për hakmarrje primitive pse nuk e ndoqën pas këtë agjent të Serbisë dhe të futjes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve në vrasjet zinxhirë që ka bërë posaçërisht ndaj Familjes “Haklaj” “Emrat e 3 kriminelëve që kanë qenë në makinën nga ku janë qëlluar Elez Haklaj dhe Cen Haklaj, emrin e personit të kërcënuar tek Lloçi i Kolgecajve, emrin e personit me të cilin kanë folur pas varrezave të Margegajve këta kriminel, si dhe emrin e personit të organizatës kriminale nga Dragobia, në shtepinë e të cilit kanë fjetur atë natë pas dy vrasjeve të kryera, grupi kriminal, familjarët e viktimave do t’i paraqesin para jush, Zoti Drejtues i SPAK, por me kushtin e tyre që domosdoshmërisht të jetë i pranishëm kur të jepen deklarimet Avokati Idajet Beqiri, të cilin e kanë pajisur me Prokurën e Përgjithshme nr.160 rep/51 kol, datë 24.01.2025.

Vlerësojmë dhe ju kërkojmë të regjistrohet procedimi penal dhe të kryhen hetimet përkatëse për ekzekutimin nga organizata kriminale e udhëhequr nga Sali Berisha të Sokol Haklaj e Brahim Rrustemi në Urën e Milotit dhe të Elez Haklaj e Cen Haklaj të ekzekutuar në qytetin e Bajram Currit”, thuhet në kallëzimin që ka shkuar në SPAK.

Ja çfarë shkruhet në dosjen që ndodhet në tryezën e SPAK

“Familja e Elez Haklaj jetonte në qytetin Bajram Curri. Më 21 qershor 1997, në mëngjes, në Bajram Curri ndodhi një tentativë vrasjeje me armë-zjarri ndaj Rizait Rrustemi, i cili mbeti i plagosur rëndë. Riza ishte vëllai i Brahim Rrustemit, shoku më i ngushtë i Sokol Haklaj, i cili është vëllai i dy viktimave që përfaqësoj dhe mbroj unë, Av. Idajet Beqiri.

Pas plagosjes së Rizait, Agim Rrustemi, vëllai i tij, shkoi dhe e takoi Sokol Haklaj, i cili ishte vëllai i viktimave të përmendura dhe njëkohësisht shoku i ngushtë i Brahim Rrustemit. Agimi i kërkoi Sokolit që të shkonte në Tiranë për t’i dhënë lajmin Brahimit dhe t’i çonte atij vëllain që kishte mbetur i plagosur rëndë në spitalin e qytetit. Brahim Rrustemi ishte gardist në Gardën e Republikës dhe jetonte në Tiranë.

Fuori-stradë ishin nisur nga Tirana në drejtim të Milotit dhe Tropojës. Aksi i rrugës që do të ndiqnin ishte Tiranë, Milot, Rubik, Shpal dhe Tropojë. Fatmir Haklaj ishte në timon të makinës, me Brahim Rrustemi në vendin e parë, Agron Gjyriqi pas tij dhe Sokol Haklaj pas Brahimit.

Sapo kaluan urën e Milotit (një nga urat më të njohura, e quajtur edhe “Ura e Zogut”), rreth orës 01:00 të 22 qershorit 1997, makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash automatike për disa sekonda. Një grup prej katër ose pesë kriminelësh i kishte organizuar pritën. Fatmir Haklaj ndali menjëherë makinën dhe doli jashtë saj, ndërsa Brahim Rrustemi nuk lëvizi nga vendi. Kur kontrolluan, gjetën se Brahimi kishte vdekur brenda në makinë nga plumbat. Sokol Haklaj gjithashtu ishte plagosur nga armët automatike. Agron Gjyriqi, i cili ishte në gjumë në makinë, u zgjua dhe u përball me situatën.

Fatmir, i përkulur dhe me qetësi, mundohej të kuptonte nga vinte zhurma e plumbave. Pas disa sekondash, zjarri u ndal dhe një nga kriminelët doli nga prita dhe iu afrua makinës nga ana e Brahimit, duke konstatuar se ai ishte i vdekur.

Pastaj, krimineli iu afrua makinës nga pas dhe pa parë Agron Gjyriqin, iu drejtua duke i thënë: “Mos lëviz!” Në këtë moment, Fatmir Haklaj, i cili kishte një armë pistoletë, qëlloi kriminelin, duke e lënë të vrarë. Agron Gjyriqi doli nga makina dhe u bashkua me Fatmir Haklaj. Pas disa sekondash, një nga kriminelët filloi të thërriste me emrin “Agim” dhe iu drejtua dy ose tre herë. Krimineli Agim Vuka kishte mbetur i vrarë nga plumbat e pistoletës së Fatmir Haklaj. Pas kësaj, katër kriminelët e tjerë filluan të qëllonin pa pushim me breshëri automatike mbi makinën ku ndodheshin Sokol, Fatmir, Brahim dhe Agron, me qëllimin që të gjithë të vdisnin. Fakti që në makinë u gjetën 157 plumba të dalë nga armët e tyre e vërteton këtë qëllim. Pas disa shkëmbimeve me armë, kriminelët u larguan me shpejtësi në drejtim të Milotit. Bilanci i kësaj prite ishte: Brahim Rrustemi i vdekur, Sokol Haklaj i plagosur rëndë, një prej kriminelëve i vrarë, ndërsa Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi shpëtuan të padëmtuar.

Pasi makina ishte dëmtuar rëndë dhe nuk mund të lëvizte, Fatmir Haklaj e mori Sokol Haklajn, i cili ishte plagosur rëndë, në shpinë dhe së bashku me Agron Gjuriqin që i ruante, u nisën për në Milot. Pasi kishin kaluar një distancë të shkurtër nga vendi i aksidentit, 4 kriminelët, të cilët ishin larguar më parë, rifilluan të qëllonin me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Në këtë moment, Fatmiri e kaloi Sokolin nga shpinë te Agroni dhe iu përgjigj kriminelëve me breshëri. Pas kësaj, zjarri nga kriminelët u ndal. Fatmiri dhe Agroni e mbajtën Sokolin e plagosur gjatë gjithë rrugës, ndërsa, para se të arrinin në Milot, u ndalën tek një shtëpi e parë që takuan, duke kërkuar ndihmë, por pa përgjigje. Ata vazhduan rrugën dhe në një moment u ndeshën me një autokolonë të Gardës së Republikës, e cila përbëhej nga dy automjete transporti dhe një foristradë, të mbushur me ushtarë të Gardës dhe disa vullnetarë civilë, të komanduar nga Sokol Mulosmani, komandant i Gardës në atë kohë. Fatmiri i informoi ata për ngjarjen, për pritën e kriminelëve, për Brahim Rrustemin që ishte vrarë dhe për Sokolin që ishte plagosur rëndë.

Sokol Mulosmani i vuri në dispozicion foristradën dhe kështu Fatmiri dhe Agroni e dërguan Sokolin në Spitalin e Laçit, ku pas pak minutash ai vdiq. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksojmë se ky grup i Gardës, siç ishte planifikuar, ishte nisur për në Tropojë për të siguruar mitingun e Sali Berishës. Përveç komandantit Sokol Mulosmani, në këtë autokolonë kishte edhe gardistë dhe vullnetarë nga Tropoja, përfshirë edhe vëllain e kriminelit të vrarë, Agim Vukën, i cili ishte gardist në Gardën e Republikës. Në këtë moment të ngjarjes, komanda e Gardës, megjithëse kishte informacion për grupin e kriminelëve dhe kishte armë të Gardës, nuk ndërmori asnjë masë për të ndjekur ata, as për të kryer një krehje të zonës.

Ata nuk njoftuan as strukturat e tjera të policisë, por vazhduan misionin e tyre për të “pastruar” rrugën për kalimin e Sali Berishës në mitingun e Bajram Currit. Një fakt tjetër që është i rëndësishëm është që Sali Berisha, sapo mori lajmin për ardhjen e Fatmir Haklaj dhe grupit të tij në Tiranë, e kuptoi këtë si një përpjekje për të realizuar një prite kundër tij dhe për ta eliminua atë gjatë rrugës për në Bajram Curri.

Berisha gaboi në vlerësimin e tij, duke menduar se shkaku i kthimit të Fatmirit dhe grupit ishte për ta eliminuar në një prite, duke mos kuptuar se ishte një ndihmë që Fatmiri po jepte për të shpëtuar Sokol Haklajn dhe të tjerët. Në vijim, disa prova të tjera të rëndësishme që vërtetojnë organizimin e pritës nga ana e Sali Berishës përfshijnë: Sokol Mulosmani, komandant i Gardës, pohon se misioni ishte të sigurohej mitingu i Berishës në Bajram Curri. Megjithatë, gjatë mitingut të datës 22 qershor 1997, nuk kishte asnjë gardist, as Sokol Mulosmani.

Nëse ata do të ishin aty, do të kishin ndërhyrë dhe do ta kishin ruajtur mitingun, por ata nuk u shfaqën. Kjo tregon se misioni i tyre ishte pjesë e një operacioni të organizuar për të realizuar pritën në Urën e Milotit dhe për të ekzekutuar Fatmir Haklajn dhe të tjerët. Ndërsa autokolona e Gardës u nis nga Tirana, Fatmiri dhe grupi i tij ishin dy orë pas tyre, dhe megjithatë, ata u ndeshën me ta shumë më vonë në Milot, që krijon dyshime mbi qëllimin e vërtetë të autokolonës, e cila mund të kishte pasur detyra të tjera, përfshirë trajtimin e trupave të vrarë dhe largimin e provave.

Pas ngjarjes, Elez Haklaj, babai i Sokolit, mori iniciativën për të hetuar rreth kriminelëve të përfshirë në këtë prite. Ai mësoi se Agim Vuka, i vrarë gjatë përleshjes, ishte vëllai i gruas së Zef Lleshit, një person me një të kaluar kriminale dhe një njeri i besuar i Sali Berishës. Sipas hetimeve të tij, Zef Lleshi dhe të tjerë ishin përfshirë në planifikimin e pritës.

Sokol Mulosmani i vuri në dispozicion foristradën dhe kështu Fatmiri dhe Agroni e dërguan Sokolin në Spitalin e Laçit, ku pas pak minutash ai vdiq. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksojmë se ky grup i Gardës, siç ishte planifikuar, ishte nisur për në Tropojë për të siguruar mitingun e Sali Berishës. Përveç komandantit Sokol Mulosmani, në këtë autokolonë kishte edhe gardistë dhe vullnetarë nga Tropoja, përfshirë edhe vëllain e kriminelit të vrarë, Agim Vukën, i cili ishte gardist në Gardën e Republikës. Në këtë moment të ngjarjes, komanda e Gardës, megjithëse kishte informacion për grupin e kriminelëve dhe kishte armë të Gardës, nuk ndërmori asnjë masë për të ndjekur ata, as për të kryer një krehje të zonës.

Ata nuk njoftuan as strukturat e tjera të policisë, por vazhduan misionin e tyre për të “pastruar” rrugën për kalimin e Sali Berishës në mitingun e Bajram Currit. Një fakt tjetër që është i rëndësishëm është që Sali Berisha, sapo mori lajmin për ardhjen e Fatmir Haklaj dhe grupit të tij në Tiranë, e kuptoi këtë si një përpjekje për të realizuar një prite kundër tij dhe për ta eliminua atë gjatë rrugës për në Bajram Curri.

Berisha gaboi në vlerësimin e tij, duke menduar se shkaku i kthimit të Fatmirit dhe grupit ishte për ta eliminuar në një prite, duke mos kuptuar se ishte një ndihmë që Fatmiri po jepte për të shpëtuar Sokol Haklajn dhe të tjerët. Në vijim, disa prova të tjera të rëndësishme që vërtetojnë organizimin e pritës nga ana e Sali Berishës përfshijnë: Sokol Mulosmani, komandant i Gardës, pohon se misioni ishte të sigurohej mitingu i Berishës në Bajram Curri. Megjithatë, gjatë mitingut të datës 22 qershor 1997, nuk kishte asnjë gardist, as Sokol Mulosmani.

Nëse ata do të ishin aty, do të kishin ndërhyrë dhe do ta kishin ruajtur mitingun, por ata nuk u shfaqën. Kjo tregon se misioni i tyre ishte pjesë e një operacioni të organizuar për të realizuar pritën në Urën e Milotit dhe për të ekzekutuar Fatmir Haklajn dhe të tjerët. Ndërsa autokolona e Gardës u nis nga Tirana, Fatmiri dhe grupi i tij ishin dy orë pas tyre, dhe megjithatë, ata u ndeshën me ta shumë më vonë në Milot, që krijon dyshime mbi qëllimin e vërtetë të autokolonës, e cila mund të kishte pasur detyra të tjera, përfshirë trajtimin e trupave të vrarë dhe largimin e provave.

Pas ngjarjes, Elez Haklaj, babai i Sokolit, mori iniciativën për të hetuar rreth kriminelëve të përfshirë në këtë prite. Ai mësoi se Agim Vuka, i vrarë gjatë përleshjes, ishte vëllai i gruas së Zef Lleshit, një person me një të kaluar kriminale dhe një njeri i besuar i Sali Berishës. Sipas hetimeve të tij, Zef Lleshi dhe të tjerë ishin përfshirë në planifikimin e pritës./Shqiptarja.com

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

46 minuta më parë
LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Takimi për çështjen e Presidentin ishte paraparë të mbahej sot, opozita i thotë “jo” Haxhiut

49 minuta më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

9 orë më parë
KEK jep detaje për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut

KEK jep detaje për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH