Humanisti Halil Kastrati me shoqatën e tij “Jetimat e Ballkanit” ka filluar dhurimin e çelësave të shtëpive para muajit të shenjtë të Ramazanit për nevojtarët.
Sot u dhuruan 7 palë çelësa të shtëpive të reja për shtatë familje nevojtare në qytetin e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka ndihmuar për çdo shtëpi me nga pesë mijë euro, ndërsa paratë tjera janë siguruar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.