I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kjo parti del afër 10% në zgjedhje.Ai shton se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
“Sipas rezultateve të KQZ deri tani ne dalim me diku 10% ashtu edhe siç kemi parashikuar. Kërkojmë nga komisionerët dhe vëzhguesit që ta ruajnë këtë proces që ka shkuar mirë deri tani. Kërkoj që të krijohen institucionet sa më shpejt. Nuk kemi vija të kque për asnjë parti”, deklaroi ai në konferencë për media.