Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkuar në Londër për t’i njoftuar britanikët lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të raporteve.
Lajçak tha se atje pati takime produktive me përfaqësues të Britanisë së Madhe, ku përpos dialogut foli me ta për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
‘ Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi Lajçak në Twitter.