Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije që ia ka dalë t’i lirojë disa prona publike, të uzurpuara nga “mafiozët”, dhe se i duhen vetëm edhe “+4 për të përfunduar ç’kapjen”, shkruan Kosova Post.
Haskuka, i cili duket të jetë i zemëruar me pjesëtarët e shoqërisë civile, të cilët, përkundër ftesave të tij të vazhdueshme për organizimin e debateve në lidhje me disa çështje të ndërliqshme, nuk kanë qenë të gatshëm për realizimin e tyre, ndonëse e kanë kritikuar në vijimësi për mungesë transparence.
“Ka disa përfaqësues të “shoqërisë civile”, që gojën e kanë plot transparencë, por kur i fton të organizojnë debate lidhur me temat që ata vet i ngritin, i ikin debatit.
Ka më shumë se dy vite që në mënyrë zyrtare kam kërkuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që të organizojë një debat me përfaqësuesit e institucioneve, lidhur me disa vendime absurde që kanë bllokuar Komunën e Prizrenit, por kot. Asokohe “tellallët” i numëronin ditët dhe sot unë mund të them që kanë kaluar më shumë se 600 ditë që jam duke e pritur debatin” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Haskuka është zotuar se nuk do të ndalet deri në çkapjen e plotë të pronave publike nga uzurpatorët.
Lexojeni të plotë reagimin: