Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur fitoren e Kosovës ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit, shkruan Kosova Post.
Ajo ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares, duke e cilësuar fitoren si një nisje të fuqishme.
“Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë. Forca përpara!”, ka shkruar Haxhiu.


























