Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën në Kuvend për bllokim të reformës në drejtësi, duke thënë se gjendja në Këshillin Prokurorial të Kosovës është e rëndë.
“Kur të më pyesin qytetarët pse Albulenë s’ka reforma në drejtësi, unë ata s’mund t’i gënjejë, duhet t’ua tregoj arsyen e vërtetë që opozita i ka bllokuar. Ju ftoj të kontributin për të mbërri reformë në Këshillin Prokurorial. Gjendja këtu po vështirësohet”, është shprehur Haxhiu.
Një ditë më parë, Haxhiu ka thënë se opozita ka penguar punën e saj përgjatë tri vjetëve të Qeverisë Kurti.
Sipas saj, sfidë ka qenë jetësimi i reformës, duke theksuar se qytetarët e kanë mbështetur këtë reformë.