Një grup hebrenjsh radikalë u filmuan duke pështyrë dhe bërtitur ndaj pelegrinëve të krishterë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Në video, hebrenjtë shihen duke kaluar pranë një grupi të krishterësh që mbanin një kryq dhe duke pështyrë në drejtim të besimtarëve të krishterë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi ashpër çdo sulm ndaj besimtarëve katolik, raporton jerusalempost.
“Ne do të tregojmë zero tolerancë ndaj atyre që lëndojnë besimtarët, do të ndërmarrim hapa të menjëhershëm kundër veprimeve të tilla. Sjellja ofenduese ndaj besimtarëve është përdhosje dhe është e papranueshme. Izraeli është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të lirisë së adhurimit dhe pelegrinazhit në vendet e shenjta të të gjitha besimeve”, tha ai.