Mesfushori kosovar, Herolind Shala është rikthyer në futbollin turk, pas një viti. Erzurumspori ka njoftuar transferimin e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
31-vjeçari ishte për dy vjet tek skuadra turke, por që u largua në qershor të këtij viti.
Sipas njoftimit bërë në faqen zyrtare të klubit turk, Shala ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me të, transmeton kk.
Ndeshjen e parë me fanellën e Erzurumsporit, Shala pritet ta luajë në fundjavë ndaj Altay.