Disa persona të panjohur, kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e një shtëpie në Zveçan, ku si pasojë është dëmtuar dera e hyrjes.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton teve1.info.
“Rr. Karagjorgjeva, Zveçan 28.03.2023 – 19:00-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur janë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtëpisë së tij dhe për pasojë është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, raporti i plotë i policisë.