Një granatë dore është hedhur në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, ku janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas ankueseve që kanë paraqitur rastin në polici, janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një veturë.
Rasti ka ndodhur më 30 gusht ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Dy ankuesit meshkuj kosovare kanë raportuar se person-a të panjohur kanë gjuajtur një mjet të dyshuar (granatë) në oborrin e shtëpisë të njërit prej tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.


























