Qindra aktorë dhe artistë të Hollivudit, duke përfshirë komedianin Jon Stewart dhe aktorin fitues të Oskarit, Joaquin Phoenix, i shkruajtën të premten presidentit amerikan Joe Biden, duke i kërkuar atij që t’i bëjë presion izrarlit për një armëpushim në Gaza, transmeton Kosova Post.
“Ne nxisim administratën tuaj dhe të gjithë liderët botërorë, të nderojnë të gjitha jetët e njerëzve në Tokën e Shenjtë dhe të bëjnë thirrje dhe të lehtësojnë një armëpushim pa vonesë – fundin e bombardimeve të Gazës dhe lirimin e sigurt të pengjeve”, shkruajtën aktorët dhe artistët e Hollivudit.
“Ne si do t’u tregojmë brezave të ardhshëm historinë e heshtjes sonë, se ne qëndruam dhe nuk bëmë asgjë.
“Historia do të na dënon”, thanë ata në letër, drejtuar presidentit amerikan Joe Biden.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.