Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur fillimin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e hyrje-daljeve, përcjell Kosova Post.
Sipas të deleguarit amerikan në Kosovë, liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën dhe Serbinë.
“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrje-daljeve. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën dhe Serbinë. Presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Hovenier.