Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut dhe diplomatit të shquar, ambasadorit John Menzies.
“Jon ishte një lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social Twitter.
Ambasadori i ndjerë ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare.
We mourn the loss of colleague & distinguished diplomat Ambassador John Menzies. John was a steadfast advocate for Kosovo's sovereignty & independence. As a diplomat and teacher he touched lives and built lasting bridges between the Balkans, the Middle East, and the U.S. pic.twitter.com/HEm0azc4R0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2022