Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Këtë urim ambasadori Hovenier e ka bërë në rrjetin social Twitter.
“Duke dërguar urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.


























