Gjatë ditës së djeshm një grua denoncuar në Polici babain e bashkëshortit, përkstësisht vjehrrin e saj, për dhunë
Mësohet se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psikike e fizike, duke e kapur për fyti, me ç’rast i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh.
Për pasojë, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke e raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.
Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kurse gruaja është dërguar në strehimore pasi aty ndihet më e sigurt.