Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nis rrugëtimi i ri i Kuvendit, ndërsa testi vendimtar do të jetë zgjedhja e presidentit

    Nis rrugëtimi i ri i Kuvendit, ndërsa testi vendimtar do të jetë zgjedhja e presidentit

    Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës

    Kusari-Lila: Nisin kontrollet për qumështin dhe produktet e qumështit, shkelësit do të ndëshkohen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime të planifikuara, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës enjten

    Dy vetura u dogjën nga zjarri në Emshir

    Shpëŕthen vetura në Gjilan, një person në gjendje të rëndë

    Dyshohet për dh*unë ndaj bashkëshortes, prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

    Prokuroria kërkon paraburgim për E.R., dyshohet për mashtrim e keqpërdorim

    Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për itinerarin e anijeve në Hormuz

    Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për itinerarin e anijeve në Hormuz

    Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën

    Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën

    Ukraina mbledh Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskutohen planet e rezistencës

    Ukraina mbledh Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskutohen planet e rezistencës

    MASh: Edhe pesë ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

    MASh: Edhe pesë ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Idiotësia artificiale

16 Prill 2023, 23:34
në Të Fundit
Idiotësia artificiale
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Slavoj Žižek

Nuk ka asgjë të re në lidhje me lajmin se “chatbots” janë në gjendje të zhvillojnë një bisedë në gjuhën natyrore, të kuptojnë qëllimin bazë të një përdoruesi, dhe të ofrojnë një përgjigje bazuar në rregullat dhe të dhënat e paracaktuara. Por kapaciteti i chatbot–eve të tilla është rritur dramatikisht muajt e fundit, duke shkaktuar panik në shumë qarqe.

Kohët e fundit është thënë shumëçka për chatbot-et. Midis të tjerash që ato paralajmërojnë fundin e eseve tradicionale që shkruajnë studentët. Por një çështje që kërkon vëmendje më të madhe, është mënyra se si duhet të reagojnë chatbot-et kur bashkëbiseduesit njerëzorë përdorin shprehje agresive, seksiste ose raciste për ta nxitur robotin të paraqesë në këmbimfantazitë e veta.

A duhet të programohet Inteligjenca Artificiale (AI) që të përgjigjet në të njëjtin nivel me pyetjet që shtrohen? Nëse vendosim se është normale miratimi i një rregulloreje, atëherë duhet të përcaktojmë se deri ku duhet të shkojë censura. A do të ndalohen pozicionet politike që disa grupime i konsiderojnë “fyese”?

Po në lidhje me shprehjet e solidaritetit me palestinezët e Bregut Perëndimor, apo pretendimin se Izraeli është një shtet aparteid (term që ish-presidenti i SHBA Xhimi Karter e vendosi dikur në titullin e një libri)? A do të bllokohen ato si “anti-semite”?

Por problemet nuk mbarojnë këtu. Siç paralajmëron artisti dhe shkrimtari Xhejms Bridëll, AI-të e reja “bazohen në përvetësimin në shumicë të kulturës ekzistuese” dhe besimi se ato janë “në fakt të ditura ose kuptimplota është i rrezikshëm”. Prandaj, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj gjeneratorëve të rinj të imazhit bazuar tek AI.

“Në përpjekjen e tyre për të kuptuar dhe riprodhuar tërësinë e kulturës pamore njerëzore, ato duket se kanë rikrijuar edhe frikën tonë më të errët. Ndoshta kjo është vetëm një shenjë se këto sisteme janë vërtet shumë të afta për të përkëdhelur vetëdijen njerëzore, deri në tmerrin që fshihet në thellësi të ekzistencës tonë:frikën tonë nga fëlliqësia, vdekja dhe korrupsioni”– thekson më tej Bridëll.

Por sa e aftë është kjo lloj teknologjie në përafrimin me ndërgjegjen njerëzore? Kujtojmërastin e barit që reklamoi kohët e fundit një pije speciale me termat e mëposhtëm:”Blini një birrë për 2 të tilla, dhe merrni një birrë të dytë absolutisht falas!”. Për çdo njeri, kjo është padyshim një shaka.

Motoja e klasike “blej një, merr një falas” është riformuluar për t’u anuluar. Është një shprehje cinike që do të vlerësohet si e ndershme me synim shtimin e shitjeve. A do të

merrte një chatbot ndonjë nga këto? Në esenë e tij të vitit 1805 “Mbi formimin gradual të mendimeve në procesin e të folurit” (botuar për herë të parë pas vdekjes në 1878), poeti gjerman Hajrih Von Kleist përmbys mendimin e zakonshëm, sipas së cilit njeriu nuk duhet të hapë gojën për të folur nëse nuk ka një ide të qartë se çfarë të thotë.

“Prandaj, nëse një mendim shprehet në mënyrë të paqartë, atëherë nuk do të thotë aspak se ai është konceptuar në një mënyrë konfuze. Përkundrazi, ka të ngjarë që idetë që janë shprehur në mënyrën më konfuze, janë ato që janë menduar më qartë.”

Marrëdhënia midis gjuhës dhe mendimit është tejet e ndërlikuar. Në një pasazh nga një nga fjalimet e Stalinit nga fillimi i viteve 1930, ai propozon masa radikale për të “zbuluar dhe luftuar pa mëshirë edhe ata që kundërshtojnë kolektivizimin vetëm në mendjet e tyre. Po, e theksoj sërish: Ne duhet të luftojmë edhe mendimet e njerëzve!”.

Mund të supozohet me siguri se ky pasazh nuk ishte përgatitur paraprakisht. Por pasi uimprovizua aty për aty, Stalini u bë menjëherë i vetëdijshëm për atë që sapo kishte thënë. Dhe në vend se të kërkonte ndjesë, vendosi t’i përmbahej hiperbolës së tij.

Siç tha më vonë Zhak Lakan, ky ishte një rast i së vërtetës që u shfaq befas përmes aktit të kumtimit. Luis Altuser identifikoi një dukuri të ngjashme në ndërveprimin midis asaj çka pritet dhe befasisë. Por a mund ta bëjë këtë ndonjë chatbot? Problemi nuk është se chatbot-et janë makineri budallaqe; pro se ata nuk janë mjaftueshëm të tilla.

Dhe as se janë naivë (i mungon ironia dhe refleksiviteti); por se nuk janë mjaftueshëm naivë (mungon kur naiviteti maskon mendjemprehtësinë). Pra rreziku i vërtetë, nuk është se njerëzit mund ta ngatërrojnë një chatbot për një person real; por se komunikimi me chatbot do t’i bëjë njerëzit realë të flasin si chatbot, duke i humbur të gjitha nuancat dhe ironitë, duke thënë me obsesion vetëm saktësisht atë që dikush mendon se dëshiron të thotë.

Kur isha më i ri, një miku im shkoi te një psikoanalist për trajtim pas një përvoje traumatike. Ideja e tij mbi atë që presin psikoanalistët nga pacientët e tyre ishte një klishe. Ndaj ai e kaloi seancën e tij të parë duke rrëfyer gjëra rreme, se si e urrente babanë e tij dhe donte që ai të vdiste.

Reagimi i analistit ishte shumë i zgjuar:ai mbajti një qëndrim naiv “para-frojdian” dhe e qortoi mikun tim që nuk e respektonte babanë e tij (“Si mund të flasësh kështu për personin që të bëri ky që je?”). Ky naivitet i shtirur dërgoi një mesazh të qartë tek miku im:Unë nuk i besoj gënjeshtrave tuaja.

A do të ishte në gjendje një chatbot ta kuptojë këtë nëntekst? Me shumë gjasa jo, sepse është si interpretimi i Rouan Uilliams për Princin Mishkin tek romani ”Idioti” i Dostojevskit. Sipas leximit standard, Mishkin, “idioti”, është një njeri i shenjtë, “pozitivisht i mirë dhe i bukur”, i cili zhytet në çmenduri nga brutalitetet dhe pasionet e ashpra të botës reale.

Por në rileximin radikal të Uilliams, Mishkin përfaqëson syrin e një stuhie:sado i mirë dhe i shenjtë, është ai që shkakton kërdinë dhe vdekjen që dëshmon, për shkak të rolit të tij në rrjetin kompleks të marrëdhënieve rreth tij. Pra Mishkin nuk është një njeri i thjeshtë dhe naiv.

Është lloji i tij i veçantë i mendjemprehtësisë që e bën atë të pavetëdijshëm për efektet e tij katastrofike mbi të tjerët. Ai është një person sipërfaqësor që flet tamam si një chatbot. “Mirësia” e tij qëndron në faktin se si një chatbot, ai reagon ndaj sfidave pa ironi, duke shfaqur zhgënjim pa asnjë reflektivitet, duke marrë gjithçka fjalë për fjalë, dhe duke u mbështetur mbi një ide-formim automatik të plotë mendor dhe jo autentik.

Për këtë arsye, chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat kulturore deri te nacionalistët e “MAGA” në SHBA, që preferojnë të qëndrojnë në gjumë.

Shënim: Slavoj Žižek, filozof slloven, drejtor i Institutit Birkbeck për Shkenca Humane në Universitetin e Londrës. / “Project Syndicate” –

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Asllani transferohet te RB Leipzig

Asllani transferohet te RB Leipzig

28 minuta më parë
Nis rrugëtimi i ri i Kuvendit, ndërsa testi vendimtar do të jetë zgjedhja e presidentit

Nis rrugëtimi i ri i Kuvendit, ndërsa testi vendimtar do të jetë zgjedhja e presidentit

33 minuta më parë
Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës

Kusari-Lila: Nisin kontrollet për qumështin dhe produktet e qumështit, shkelësit do të ndëshkohen

8 orë më parë
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime të planifikuara, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës enjten

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH