Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të ulen ndjeshëm gjatë ditëve të ardhshme.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 31-35 gradë.
“Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Instituti ka bërë të ditur se edhe e mërkura do të veçohet me mot të freskët, ku temperaturat do të shënojnë ulje. Do të ketë edhe riga të dobëta lokale të shiut. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë së enjtes dhe së premtes.