IKSHP: 19 rastet u regjistruan brenda dy javëve me COVID-19

19 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në dy javët e fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përcjell KosovaPost.

“Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur”, njofton IKSHPK.

Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian, sipas IKSHPK-së, kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.  

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika