Fshati Gurrakoc i Istogut u mbush me flamuj dardan dhe duartrokitje të simpatizantëve të LDK-së. Gurrakoci është vendlindja e kryetarit të ndjerë të Istogut, Fadil Ferati, dhe sot nga tubimi plot e përplot u dëshmua që vendasit e këtij fshati po e mbajnë gjallë kujtimin për Fadil Feratin dhe fuqinë e Lidhjes Demokratike te Kosovës.
Një respekt të tillë nga bashkëvendasit e vlerësoi lart, kandidati për deputet, Ilir Ferati, ku ndër te tjera ai u shpreh – “Nuk di nëse po mund t’iu falenderohem mjaftueshëm gjithë juve që jeni sot e gjithmonë me mua. Vij nga ju dhe për ju jam këtu.”
Ai theksoi se Gurrakoci për të dhe LDK-në është frymë dhe amanet, që me përkushtimin më të plotë do iu shërbejë.
Kujtojmë që Ilir Ferati në këto zgjedhje mban nr.29 ne listën e Lidhjes Demokratike te Kosovës.