Ndalur te zgjedhjet e 11 majit, Rama i konsideroi si vendimtare për integrimin e vendit në bashkësinë europiane. Ai sulmoi edhe opozitën, teksa tha se këto zgjedhje do të jenë fundi i “historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën”.
“Na kanë ardhur dy letra, njëra në fund të janarit dhe tjetra në fillim të shkurtit, për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Është një shpejtësi e jashtëzakonshem e ecurisë së negociatave sepse Shqipëria po përmbush ato që duhet të përmbushë me hapa shumë të shpejtë, ndërkohë që këtu zien kazani me ujin e kënetës. 11 maji do të jetë fundi i fundit të historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e mallkimit që prej 1912 Shqipërisë mbi kokë. 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 2030, ecurinë e procesit të anëtarësimit”, tha Rama.
Më 15 tetor të vitit të kaluar Shqipëria hapi grupkapitullin e parë të quajtur “Themeloret”. Ky grupkapitull, është dhe më kryesori. Ai hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Në total janë 6 grupkapituj, të cilët përmbledhin 35 kapituj.rtsh.