Ish-komandanti i Ushtria Clirimtare e Kosovës. Hafir Hoxha, ka reaguar për rolin e opozitës në vend, duke vlerësuar se ajo nuk po arrin të bëjë opozitë etikase, përcjell KosovaPost.
Hoxha thekson se kritikat nda* qeverisë janë normale në nië demokraci, duke përmendur shembuj si Giermania dhe Mbretëria e Bashkuar, por paralajmëron se kur ato kalojnë në propagandë dhe dezinformim, dëmtojnë vetë opozitën.
Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te opozita, por edhe te mungesa e debatit me argumente dhe zhvendosja e diskutimit nga faktet te emocionet, gjë që dëmton kulturën demokratike në vend.
Postimi i plotë:
A THUA PERNIME OPOZITA NUK PO DIN TË BËN OPOZIT EFIKASE !?
Është shumë e lehtë të biesh në përfundimin se “gjithçka është e organizuar” apo pjesë e një strategjie të qëllimshme kundër një qeverie, por realiteti zakonisht është më i ndërlikuar se kaq.
Akuzat shabllonike të disa politikanëve lidhen me disa dukuri reale në politikë.
Në çdo vend, opozita ekziston pikërisht për të kritikuar qeverinë. Edhe në vende me demokraci të konsoliduara, si p.sh. në Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, kritikat ndaj qeverisë shpesh janë të ashpra dhe të vazhdueshme. Kjo nuk është domosdoshmërisht “luftë hibride”, por pjesë e lojës politike që qytetarët tanë fort mirë po i kuptojnë.Kur kritika kthehet në propagandë është një shqetësim i vlefshëm, kritikat nuk mbështeten në fakte, por në dezinformim, lajme të pa verifikuara, gjuhë emocionale ose nxitëse këto gjëra tani më po i njohin mirë qytetarët dhe ata që po i praktikojnë këto metoda vetëm sa po e dëmtojnë më shumë veten e tyre.
Me këto veprime atëherë kalohet nga opozitarizëm normal në propagandë. Këto janë elemente që lidhen me konceptin e lufta hibride.
A është kjo e organizuar apo thjeshtë paaftësi politike?
Mund të ketë individë ose grupe që përdorin retorikë agresive për përfitim politik që ka shumë tek ne të tillë, mund të jetë mungesë strategjie e opozitës (nuk kanë alternativë konkrete, prandaj fokusohen në sulme), ose mund të jetë edhe garë mediatike, ku mediat kërkojnë përplasje sepse tërheq më shumë vëmendje që kjo është prezente në kulturën tonë!
Pra, jo çdo sulm është domosdoshmërisht pjesë e një plani të koordinuar.
Këtu partitë opozitare nuk po e vlersojnë si duhet efektin tek qytetarët me ato veptime të tyre duke u kënaq që t’i gëzojnë vetëm militantët e tyre me atë strategji.
Propaganda funksionon kryesisht kur qytetarët nuk janë të informuar mirë, kur mungon analiza kritike kur besimi në institucione është i ulët, këto elemente nuk janë në favor të opozitës tonë.
Ndërsa një shoqëri e informuar e filtron më lehtë manipulimin , prandaj tek ne kemi arrit edukatën ku manipulimet vërehen shpejt dhe nuk pranohen.
Problemi tek ne nuk është vetëm opozita, por mungesa e debatit me argumente konkrete, mosdrejtimi i akuzave në institucione ligjore dhe zhvendosja e debatit nga faktet te emocionet.


























