Një ish-komandant i grupit mercenarë, Wagner, i cili iku në Norvegji është arrestuar në Suedi.
Kështu ka deklaruar një aktivist rus për të drejtat e njeriut, Vladimir Osechkin, raporton skynews.
Andrej Medvedev dezertoi pasi iu bashkua grupit mercenar si vullnetar në muajin korrik dhe u dërgua në shtetin ukrainas dhjetë ditë pas nënshkrimit të kontratës.
Ai u arrestua pasi kaloi kufirin në Suedi me një autobus për të blerë cigare më të lira, tha Osechkin.
Ndërsa përpiqej të kapte një autobus për në Norvegji, ai u “godit” nga një automjet policie dhe oficerët e arrestuan për një çështje migrimi.
Burri 26-vjeçar tani po mbahet në burgun e migracionit të Goteborgut, shtoi ai.
Ndryshe, Wagner kohët e fundit ka rekrutuar të burgosur për të luftuar në shtetin ukrainas.