Ish kryeministrja kroate Jadranka Kosor, tha se Serbia nuk ka angazhim të duhur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell Kosova Post.
“Anëtarësimi në BE është një proces i dyanshëm. Natyrisht është edhe në interes të Bashkimit Evropian. Mendosj se prej fillimit të pandemisë askush nuk e ka menduar zgjerimin. Vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE duhet të dëshmojnë në mënyrë të vendosur dhe të qartë se respektojnë shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, sepse ky është një nga bazat e Bashkimit. Sidoqoftë, askush nuk është i interesuar, madje as Serbia nuk po bën ndonjë përpjekje të mjaftueshme në këtë drejtim”, tha Kosor.
Ajo për të përjavshmen kroate ‘Fjala’ se Ballkani Perëndimor nuk ka politikanë të guximshëm të cilët do të merrnin hapa të në këtë drejtim.
Kujtojmë se dokumenti mbi hyrjen e Kroacisë në BE mban firmën e Jadranka Kosor, Kryeministres së atëhershme dhe ajo tha se e konsideron atë suksesin e saj më të madh politik./Kosova Post/