Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se Izraeli e zgjeroi sulmin e objektivave të tij tek ekuipazhet mjekësore dhe spitalet.
“Ne kërkojmë që të hapet një korridor [humanitar] për të lejuar furnizimet mjekësore të arrijnë spitalet në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës, duke paralajmëruar se situata në spitalet e Gazës është kritike për shkak të mungesës së ilaçeve dhe karburantit.
Sulmet ajrore izraelite goditën ambulancën e dytë në më pak se 48 orë
Sulmet ajrore izraelite lënë në tym një ambulancë në lindje të qytetit të Gazës, duke vrarë të 6 personat brenda dhe duke plagosur rëndë mjekët. Është ambulanca e dytë palestineze që goditet nga një sulm ajror izraelit në më pak se 48 orë. /mesazhi