Ish-shefi i NATO-s, Javis Solana, ka thënë të hënën se beson se kryeministri izraelite Benjamin Netanyahu është “politikani më i keq” në histori të Izraelit.
“Nuk mendojo se diçka e mirë do të vijë nga kjo. Por kjo mund të ndodhë nëse Netanyahu zhduket nga politika izraelite”, tha Solana për televizionin spanjoll Cadena Ser.
Ai gjithashtu ka theksuar se pavarësisht mbështetjes amerikane për Izraelin, presidenti Joe Biden “nuk e do fare Netanyahun”, transmeton Telegrafi.
“Ata dy nuk janë miq, por as armiq. Biden kurrë nuk e ka pranuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar ish-diplomati.
Ai tha se Biden vazhdimisht i bën presion Netanyahut që të mos i përsërit gabimet që SHBA-të i kanë bërë në Irak pas sulmeve të 11 shtatorit.
Solana ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri më 1999 dhe si kreu i diplomacisë së BE-së nga 1999 deri më 2009.
Ai tutje ka theksuar se “ka kaluar shumë kohë në Gazë” gjatë karrierës së tij, përfshirë bisedimet për BE për mbikëqyrjen e kalimit kufitar Rafah nga Gaza në Egjipt me qëllim që të mbetej i hapur. Ai program pati filluar më 200 dhe ka zgjatur 19 muaj.
“Mendoj se ideja e paqes për njohje ose njohja për paqen ishte një ide shumë e bukur”, tha Solana.
Duke iu referuar kontekstit para sulmit të Hamasit, Solana kritikoi gjithashtu Netanyahun për “ndërmarrjen e një fushate masive për ta kthyer veten në një autokrat” përmes reformës gjyqësore. /Telegrafi/